Sekretarja e përgjithshme të Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një problem që nuk dëshiron asgjë t’i dalë e pakontrolluar.
Rrusta në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se arkitekturën e organizimit politik në Vetëvendosjes e ka vetëm një person e ai është kryetari i partisë, Albin Kurti.
“Vetëvendosja e ka një problem që nuk do asgjë t’i dalë e pakontrolluar, çdo gjë e menaxhueshme e çdo gjë nën kontroll, e ky pozicion pastaj bën probleme. Mendoj se pozicioni që e kryen Mihali është më i stërngarkuar… Problemi këtu nuk është një person as një pozicion aq sa është se kush e ka këtë arkitekturën e arkeologjinë e organizimit politik të LVV-së e këtë e ka
vetëm në njëri e ai është kryetari i partisë në Vetëvendosje. Asgjë nuk ekziston jashtë horizontit të vërtetave të tij, e brenda asaj e gjithë VV-ja funksionon. Ky është problemi kryesor”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, Kurti modelin politik të brendshëm e këqyr me shtri edhe në shtet.
“Ai këtë model politik të brendshëm e këqyr me shtri edhe në shtet. Kjo është kur ky unifikimi i partisë në shtet, kur bëhet një autoritet dhe një e vërtet, kontroll i medieve por kjo i ka dështuar totalisht, përveç RTK-së”, shtoi Rrusta.