Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ka pasur krime lufte në Kosovë nga ana e shqiptarëve.
Ai ka thënë se të gjitha komunikatat e lëshuara në kohë të luftës janë në rregull sa i përket aspektit të krimeve të luftës.
“Nuk e di që ka një rast se një shqiptar është vrarë që ka qenë pjesë e forcave të armikut. Nuk kam njohuri për asnjë prej këtyre rasteve. Edhe ënse kanë ndodhur”, tha ai.
Ai tregoi edhe arsyen pse është dënuar me 4 vite burgim.
“UNMIK dhe EULEX kanë pasur qëllim të degradojnë luftën dhe janë munduar tërë kohën të gjejnë fakte për krime të luftës”, tha ai.
“Qe pse u dënova, nuk jam dënuar për rkime lfute. Jam dënuar se i kam lënë ushtarët të trajtojnë qytetarët e thjeshtë. Kjo nuk është krim lufte me asnjë logjikë. Vetëm është dashur që të flitet kundër UÇK-së. Edhe sot vazhdojnë lojën”, tha ai.
Ndryshe, Rrustem Mustafa, i njohur me emrin e luftës si “komandant Remi”, është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në zyrën e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë. Ky lajm ishte bërë i ditur avokati i Mustafës, Arianit Koci, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. Rrustem Mustafa, është ish-deputet i Parlamentit të Kosovës dhe zyrtar i Partisë Demokratike.