Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, në 23 vjetorin e masakrës në Podujevë të familjes Bogujevci dhe Duriqi, ka thënë se kriminelët serb nuk po përballen me dënimin më meritojnë.
Ai ka thënë se nuk do të ndalen kurrë së kërkuari drejtësi për gjithë martirët që u vranë gjatë luftës nga Serbia.
Në seancën e sotme plenare, ai tha se edhe pas 23 vjetësh, Serbia nuk po kërkon falje dhe nuk po distancohet nga krimet gjenocidale.
“E kemi për detyrim të ruajmë dhe kultivojmë me dashuri dhe respekt kujtimin për këta martirë të cilëve iu kemi borxh lirinë që po jetojmë dhe për drejtësinë ende të pa vend. Sot 28 mars 2022, tash e 23 vjet ndodhemi para një Serbie arrogante e cila asnjëherë nuk kërkojë falje, nuk u distancua nga krimet gjenocidale, përderisa pjesëtarët e njësitit famëkeq ‘shkorpionët’ ndoshta po shijojnë vitet të mbetura diku në qytetet e Serbisë pa u përballur me dënimin që meritojnë. Ndërsa krimineli Millodard Salja që vrau 14 anëtarë të familjes Bogujevci dhe Duriqi, shteti i Serbisë i dha lirim ta parakohshëm pasi kishte mbajtur vetëm 8 muaj dënim për çdo viktimë të vrarë”, tha ai.
Më 28 mars 1999, paramilitarët serbë vranë mizorisht 14 anëtarë civilë të familjes Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë.