Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se të mërkurën e javës së ardhshme do të mbahet seancë e re plenare me pikat e papërfunduara, raporton Ekonomia Online.
Krahas kësaj, Rrustemi ka thënë se seancë do të ketë këtë javë, ku do të mbahet debati parlamentar mbi punën dy vjeçare të Qeverisë së Kosovës.
“Javën e ardhshme të mërkurën do të kemi seancë me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, ndërkohë që do të mblidhet Kryesia për të caktuar seancë të re plenare”.
“Seanca e ardhshme përveç çështjes së përgjithshme do të fillojë me diskutimin apo debatin parlamentar për punën dy vjeçare të Qeverisë së Kosovës dhe pastaj do të vazhdojë me projektligje të rëndësishme që presin për shqyrtim apo për miratim qoftë në lexim të parë apo të dytë”, u shpreh Rrustemi.