Rrustemi: Presidentja ka edhe një muaj kohë për konsultime për datën e zgjedhjeve

Prishtinë | 05 Gus 2024 | 13:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i VV-së Adnan Rrustemi, ka thënë se presidentja Osmani ka më shumë se një muaj kohë për t’u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

I pyetur rreth mungesës së Kurtit në takimin e krerëve politikë me presidenten për këtë çështje, Rrustemi ka thënë se u përket përket partive politike ta përcaktojnë përfaqësuesin e tyre në këto takime.

“Në bazë të ligjit për zgjedhje presidentja konsulton partitë politike dhe i përket partive politike të përcaktojnë përfaqësuesin e tyre për të shprehur qëndrimin në këto takime”, deklaroi ai.

“Konsultimet do të vazhdojnë sepse ka afat ende në këtë drejtim, kam qenë për një kohë të gjatë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, presidentja ka më shumë se një muaj në dispozicion për t’i zhvilluar konsultimet deri në caktimin e datave të zgjedhjeve e cila natyrisht nuk duhet të jetë më vonë se katër muaj, para se datës së caktuar e cila mund të jetë natyrisht me katër datat e paralajmëruar tashmë”, u shpreh ai në një konferencë për media.

“Rregullimi kushtetues ka përcaktuar 60 ose 30 ditë më herët para përfundimit të mandatit, që nënkupton prej 26 janarit deri me 16 shkurt janë datat e mundshme për t’u caktuar si datë e zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Të ngjashme