Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka folur ne emër të grupit parlamentar të VV-së, Adnan Rrustemi, tha se VV-ja s’ka ndryshuar nga qëndrimet sa i përket tërheqjes së mjeteve nga Trusti, raporton Ekonomia Online.
“Sot u vendos që seanca e ardhshme të mbahet javën e ardhshme të hënën dhe të ketë takim të kryesisë para seancës. Kjo javë të shfrytëzohet nga komisionet për projektligjet”.
“Kësaj çështje i kemi dhënë përgjigje, unë flas për qëndrimin e grupit parlamentar. Nuk mund të flas për detaje, qëndrimi është i njëjtë për trustin”, tha ai.
Rrustemi foli edhe për raportimin e kryeministrit Kurti në Parlament. “Padyshim që kryeministri gjatë këtij vitit të qeverisjes ka raportuar edhe në parlament. Kryeministri do të raportojë sa herë që do të ftohet nga grupi parlamentar. Tashmë kemi marrëveshje konkrete që do të realizohet”. “Dhe po bëhet një investim në sektorin energjetik. Serbia vazhdon të ketë raporte me federatën ruse. Serbia shkoi më tutje duke lidhur marrëveshje me këtë shtet”.
“Serbia nuk ka ndryshuar vazhdon të bashkëpunoj me federatën ruse dhe duhet të shërbejë si argument që Serbia duhet të orientohet pro perëndimit”.
Ai foli po ashtu edhe për vizitën e kryeministrit Kurti në SHBA dhe tha se ka pasur takime edhe më këshilltarin e sigurisë.
“Përkundrazi kjo vizitë ka qenë produktive dhe ka pasur dy orientime, investime dhe sigurinë. Zotëri Kurti ka pasur takime me ndërmarrësh për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Ai është takuar edhe më këshilltarin sigurisë në SHBA”, tha Rrustemi.