Rrustemi thotë se Kodi Civili do të miratohej po të bëheshin bashkë pozitë e opozitë

Prishtinë | 31 Kor 2023 | 11:51 | Nga Gresë Alija Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, tha se në Kodin Civil është punuar gjatë dhe se po të bëheshin bashkë pozitë e opozitë do të miratohej Kodi Civil, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka konsideruar të suksesshëm sesionin pranveror të Kuvendit, duke përmendur një varg projektligjesh që janë miratuar.

Kritika pati për opozitën që siç tha e ka penguar punën e tyre.

“Kodi Civil është kod i punuar gjatë dhe po të jetë angazhim i gjithë spektrit politik pozitë e opozitë, do të miratohet”.

“Janë miratuar shumë ligje: Ligji për prokurorin e shtetit, Ligji për zgjedhje të përgjithshme, Ligji për procedurën e përgjithshme administrative, Ligji për procedurën përmbarimore”.

“..ishte një sesion efikas përkundër përpjekjeve të opozitës”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme