RTS nuk do të transmetojë materialin e FIBA-s, shkak harta e Serbisë pa Kosovën

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Radio Televizioni i Serbisë ka njoftuar se nuk do të transmetojë materiale të ofruara nga FIBA me rastin e Kampionatit Evropian për Gratë në basketboll, në të cilën siç thotë televizioni publik serb ndodhet “harta e Serbisë pa territorin e Kosovës”.

Edhe pse Kosova është anëtare e FIBA-s, në deklaratën e këtij televizioni theksohet se “gjatë këtij kampionati nuk do t’i emitojë materialet që janë të papranueshme për vendin tonë”, transmeton Klan Kosova.

“Radio Televizioni i Serbisë si të gjithë transmetuesit e tjerë në Evropë që kanë blerë të drejtën për të transmetuar Kampionatin evropian të basketbollit për femra, ka pranuar nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit pakon me shpica  dhe materiale të tjera promovuese”, thuhet në deklaratë, transmeton Klan Kosova .

“Në transmetimin e lojës në mes të Serbisë dhe Bjellorusisë për shkak të ndërprerjes së rrymës në Zrenjanin, ka pasur ndërprerje të përsëritura në dërgimin e sinjaleve nga prodhimi spanjoll që  transmeton sinjalin në Eurovision dhe të gjithë transmetuesit tjerë, të cilat janë angazhuar nga FIBA”.

“Gjatë këtyre ndërprerjeve, u transmetua një seri materialesh promovuese në të cilën u pa një grafikë me Serbinë pa Kosovën”, thuhet në deklaratën e transmetuesit publik të Serbisë”, njofton RTS, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme