RTS raporton për një barrikadë afër Kurshumlisë, bllokohet rruga për Merdar

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Radiotelevizioni shtetëror i Serbisë – RTS raporton se një grup prej reth 20 personash kanë vendosur barrikada në rrugën që shpie drejt pikës kufitare me Kosovën në Merdar.

Barrikada, siç raporton RTS-ja, është vendosur në anën e territorit serb, afër Kurshumlisë, e drejt Merdarit.

Siç raporton ky medium, ata kanë vendosur një kamion dhe disa traktorë.

Ata kanë thënë se do të qëndrojnë aty deri në njoftim të radhës dhe kanë bërë thirrje edhe tek personat e tjerë që t’i bashkohen protestës.

Të ngjashme