Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell të hënën e ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Fillimisht është takuar me Rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj ndërsa ka takuar edhe studentët e këtij universiteti me të cilët ka zhvilluar bashkëbisedim mjaftë përmbajtjesor rreth zhvillimeve të përgjithshme në vend por edhe për mundësinë e vazhdimit të studimeve në universitetet e Britanisë së Madhe.
Rektori Vataj e njoftoi ambasadorin me të arriturat dhe sfidat duke theksuar se UPZ është universiteti i dytë publik në vend, ndërsa i pari i themeluar nga institucionet e RKS kurse tradita e arsimit të lartë në Prizren fillon më herët me Pedagogjiken e Lartë në vitin 1962, e cila u trashëgua nga Universiteti i Prizrenit. Ndërsa, sot ka gjithsej janë 24 programe studimi në 6 fakultete, ku përfshihen programet në nivelin Bachelor dhe Master, prej tyre përpos në gjuhën shqipe, në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, programet ofron edhe në gjuhën boshnjake dhe atë turke. Në Fakultetin e Filologjisë e kemi edhe programin e Gjuhës Angleze dhe gjuhës gjermane. Kurse tani UPZ ka rreth 17 mijë studentë.
Vataj ndërkaq e njoftoi Ambasadorin O’Connell se në vitin akademik 2016/2017 ka nisë punën Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, me programet Agrobiznes dhe Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit për kuadro që ka nevojë tregu, të cilin fakt e impresionoi dhe nxiti kureshtjen e ambasadorit për të mësuar më shumë rreth këtij fakulteti pasi është vetëm në Kosovë.
Vataj vëri në pah se universiteti i ka kushtuar rëndësi bashkëpunimit me universitetet brenda dhe jashtë vendit duke theksuar se aktualisht kemi bashkëpunim me 51 universitete, ndrësa bëri të ditur se projektet TEMPUS nga Bashkimi Evropian që janë implementuar në UPZ: Ngritja e kapaciteteve për sigurimin e cilësisë, EUREQA – Forcimi i strukturës së sigurimit të cilësisë, Master në Trashëgiminë Kulturore dhe Menaxhimin e Turizmit, Integrimi i Unionit të Studentëve në Unionin e Studentëve të BE, Sistemi financiar, BESTSDI.
Po ashtu kemi marr pjesë në projekte të mobilitetit të stafit dhe studentëve, si me Bretagne-Sud University në France, Pedagogical School – Insbruck – Austria, Masaryk University – Brno, Chach Republic, Anadolu University Turqi dhe Nidge University – Turqi.
Po ashtu në ranglisten ndërkombëtare ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm duke u ngritur për 6 mijë e 506 vende në krahasim me vitin 2014, ndërsa i dyti publik ne vend.