Ruajeni qetësinë në çdo rrethanë

Prishtinë | 20 Maj 2023 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Kur përjetoni një situatë stresi në punë, kur debatoni me partnerin apo kur fëmijët ju bëjnë t’ju ikë mendja nga inati, është shumë e vështirë të jeni të qetë. Po si të ruani qetësinë përballë çdo problemi?

KONTROLLONI NDJENJAT

Jeta juaj është e përbërë nga momente pak a shumë stresuese, pak a shumë të lumtura dhe pak a shumë të paparashikueshme. Për t’u përballur me këto momente, është e nevojshme të mësoni të kontrolloheni, të dozoni ndjenjat, reagimet dhe të mos mposhteni sapo gjendeni përballë një pengese. Kështu, nëse bllokoheni në trafik apo jeni në prag të një ezaurimi mendor sepse fëmijët kanë një orë që ulërasin, zgjidhja më e mirë nuk është që të filloni të bërtisni edhe ju.

Kur keni përshtypjen se gjithçka po shkatërrohet para syve: gjeni kohën të merrni frymë thellë para se të thoni apo të bëni çfarëdolloj gjëje. Pastaj, mundohuni të jeni objektivë sa më shumë të jetë e mundur: analizoni problematikën e situatës, mendoni se si të zgjidhni problemin, e më pas edhe për zgjidhjet që do të vini në funksionim për ta zgjidhur atë. Nëse ia dilni ta bëni, jeni në rrugën e duhur.

KËRKONI NDIHMË

Mendoni edhe për çlodhjen, e cila mund t’ju lejojë të rigjeni qetësinë në çdo rrethanë. Ka teknika të shumta, individuale apo në grup, në shtëpi, në punë. Frymëmarrja, shtriqja dhe kujdesi i ndjenjave trupore bëjnë pjesë ndër ushtrimet klasike të çlodhjes, të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si silleni dhe se si i menaxhoni situatat e vështira.

Jini realistë, sepse nuk keni fuqi mbinatyrore dhe nëse një problem është përtej fuqive tuaja, atëherë duhet t’i kërkoni ndihmë dikujt tjetër. Duke njohur kufijtë tuaj, duke i ndarë në vështirësi me dikë tjetër, herën tjetër do t’ia dilni mbanë më mirë. Mundohuni të kuptoni sa më mirë edhe gabimet tuaja dhe vështirësitë që hasni, pasi bëjnë pjesë e jetës. Nëse, pavarësisht gjithçkaje keni vështirësi dhe ndiheni shpesh në ankth, konsultohuni edhe me një specialit.

QETËSIA & CILËSIA E JETËS

Ndonjëherë bën mirë që ta lëshoni pak fillin, pasi kjo gjë mund t’ju lejojë të merrni atë çka dëshironi, por duhet të aftë të kontrolloni veten dhe të mos humbisni qetësinë. Kjo lloj teknike ju lejon të keni një cilësi më të mirë jetese. Sidomos në një botë ku gjithçka ka ritëm frenetik, qetësia është e rrallë dhe të gjeni momente qetësie mund të jetë e komplikuar.

Mos harroni se paniku pjell panik: ndaj ruani qetësinë. Do të shihni se kjo gjë do t’ju ndihmojë të ndiheni të lumtur ju, por edhe njerëzit që ju rrethojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme