Ruanda mbyll kufirin me Kongon pas rastit të tretë me ebola në Goma

| 01 Gus 2019 | 17:58 | Nga

Autoritetet e Ruandas kanë mbyllur kufirin me Republikën Demokratike të Kongos për të gjithë qytetarët, përveç atyre të Kongos që largohen nga ky vend pas paraqitjes së rastit të tretë me ebola në Goma.

Rasti i tretë i një gruaje të prekur nga virusi është paraqitur fare afër kufirit të Kongos me Ruandën, shkruan Reuters.

“Testet për rastin e dyshuar me ebola kanë dalë pozitive. Hetuesit janë ende duke u marrë me këtë rast”, ka thënë Dr Aaron Aruna Abedi, i cili është koordinator në ministrinë e Shëndetësisë së Kongos.

Personi i dytë i prekur me ebola në Kongo ka ndërruar jetë pasi që ka marrë trajtimin mjekësor me vonesë.

Të ngjashme