Rubin rrëfen takimet e para me Thaçin: Ishte djalë i ri e punonte në rrethana të vështira

Prishtinë | 15 Sht 2025 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të parë të mbrojtjes të ish-presidentit Hashim Thaçit, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, raporton Ekonomia Online.

Ai është pyetur për takimet me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

“Më kujtohet takimi, apo shkëmbimi i parë. Ai ishte djalë i ri, e kam takuar në një kohë të vështirë, nuk kishte ndonjë funksion zyrtar apo pushtet dhe herën e parë jemi takuar pas publikimit të kësaj, në New York kur ishte bërë kryeministër. Erdhi në një restaurant si kryeministër , dhe unë u habita shumë sepse ai kishte kaluar nga një djalë i ri që punonte në rrethana të vështira dhe befasisht ishte bërë kryeminsitër. Kishin kaluar 4 ose 5 vite. Dhe kjo ka ndodhur në një resturant në New York. Dhe hera e fundit besoj duhet të ketë qenë rreth vitit 2018, kur po punoja në Washington dhe ai ishte president i Kosovës”, tregon Rubin.

Ai u pyet se pse e takoi.

“Unë u largova nga Londra në 2018 dhe ndoshta jam takuar në 2019. Në 2019 u ktheva në Washington për të punuar për një firmë lobimi, dhe kur u ktheva atje kisha një kontratë me Qeverinë e Kosovës përpara se të vija atje, kur partnerët e kuptuan që njihemi  shumë mirë menduan që kjo kishte kuptim që unë të punoja me të me këtë kontratë. Kjo kontratë kishte të bënte me përfaqësimin që t’i bëja unë në përpjekje që të bëhet paqe me Serbinë. Kemi punuar shumë bashkë gjatë asaj periudhe në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të sjellë një paqe  përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë dhe unë isha shumë i gëzuar që ta shohë atë ndoshta që mund të jepje fund këtij konflikti ndoshta  me një njohje të ndërsjelltë”, deklaroi mes tjerash Rubin.

Të ngjashme