Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Masrour Barzani, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.
Rubio i shprehu falënderime për lehtësimin e eksportit të naftës nga Iraku, përfshirë rajonin e Kurdistanit, drejt tregjeve ndërkombëtare, shkruan Reuters.
Ai gjithashtu u shpreh ngushëllime familjeve të Peshmergëve që humbën jetën në sulmin iranian më 24 mars dhe i dëshiroi shërim të shpejtë të të plagosurve. Sulmi raketor mbi bazën e Peshmergëve në veri të Erbilit shkaktoi 6 të vdekur dhe 30 të plagosur. Qeveria kurde e quajti sulmin tradhtues dhe tha se ai u krye me gjashtë raketa balistike iraniane.
Konflikti mes Iranit, ShBA dhe Izraelit ka tensionuar tregjet globale të naftës. Lufta filloi më 28 shkurt me sulme amerikano-izraelite ndaj Iranit, ndërsa Teherani ka përgjigjur me sulme ndaj Izraelit dhe bazave të ShBA në rajon.
Presidenti Donald Trump ka ndryshuar disa herë objektivat dhe afatet e luftës, duke përfshirë synime për rrëzimin e qeverisë iraniane dhe shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake dhe raketore të Teheranit.
Rubio konfirmoi gjithashtu se ShBA-ja dhe partnerët e saj vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe falënderoi Kurdistanin për bashkëpunimin në sigurimin e rrugëve për naftën.