Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni mund ta sheh”vijën e finishit” në luftën e Iranit, e cila tani është në javën e saj të pestë, dhe se SHBA-ja do të duhet të rishqyrtojë lidhjen me NATO-n pas konfliktit.
“Ne mund ta shohim vijën e finishit. Nuk është sot, nuk është nesër, por po vjen”, tha Rubio për Fox News Channel, transmeton Klankosova.tv.
Lufta filloi më 28 shkurt kur SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin. Teherani u përgjigj duke nisur sulmet e veta ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit me baza amerikane, raporton Reuters.