Rudiger shpërthen në fundin e finales Barcelona-Real, donte të sulmonte gjyqtarin

Prishtinë | 27 Pri 2025 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Nuk mungoi as tensioni në finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit që u fitua nga katalanasit e Hansi Flik me rezultatin 3 me 2.

Në minutën 120+3, protagonist u bë mbrojtësi gjerman Rudiger, i cili u tradhtua nga nervat, duke shpërthyer në mënyrë aspak normale ndaj gjyqtarit. U deshën disa pjestarë të stafit madrilen për ta përmbajtur Rudigerin, i cili nuk i kurseu aspak hakërrimet ndaj arbitrit. E gjitha nisi si pasojë e një faulli të dhënë në sulm, pas ndërhyrjes me duar të Mbape.

Të ngjashme