Rugova është figura më e madhe dhe më e rëndësishme politike në historinë e Kosovës

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 13:31 | Nga Berat Buzhala

(Me rastin e pervjetorit te vdekjes se Ibrahim Rugoves)

Kur dikush thote qe 20 vjet e keni shkaterru kete vend, i bjen qe edhe Ibrahim Rugova e ka shkaterru nja 5-6 vjet.

Nese bash provokohemi qe te bejme nje top liste politikanesh te vendit tone, atehere pa dyshim qe Rugova me nje epersi te dukshme eshte figura me e madhe dhe me e rendesishme politike ne historine e Kosoves. Me permasat e tij politike askush nuk mund te matet.

A e kishte arritur i vetem lirine e popullit tone, per t’u cliruar nga Serbia? Sigurisht qe jo, por kjo nuk e zbehe aspak figuren e tij.

Rugova para se te jete politikan, ka qene humanist. Gjate gjithe karreieres se tij politike, ai, per ta ruajtur popullin e tij, preferonte zgjidhje te mundshme politike e jo zgjidhje ideale politike. Rugova e kishte te qarte se cfare do te duhej te arrinimie cfare do te mundnim te arrinim.

Ai jo qe nuk ka qene demagog e popullist, por nuk ka qene as orator. Rugova me popullin e tij ka vepruar ne mirebesim. Qytetaret i besonin atij, jo pse ai i kishte bindur me fjale, sepse fliste pak dhe ngatht, por sepse ne mes tij dhe popullit ishte arritur nje pakt i pathene dhe i panenshkruar.

Kur Rugova i kishte marre ne dore per t’i drejtuar, shqiptaret kishin qene populli me i prapambetur ne Jugosllavi, edhe per nga shkollimi, edhe per nga zhvillimi, edhe per nga emancipimi, mirepo per arsye te panjohura saktesisht ky popull kishte vendosur qe ne krye te vetin ta vendoste politikanin me te kulturuar, me te emanicpuar dhe me te shkolluar ne territorin e ish Jugosllavise.

Derisa Milloshevici, Tugjmani, por edhe te tjeret, cdo te dyten fjale e kishin luften dhe armet, Rugova e kishte paqen dhe dialogun.

Ai si me magji e kishte bindur popullin, kur te tjeret e kishin vene ne dyshim, se e ardhmja e tyre ishte Perendimi dhe jo Lindja. Sot duket e lehte te thuhet, por nuk ishte keshtu ne vitin 1989 dhe ne vitin 1990, kohe kjo kur myslimanet e tjere qe jetonin ne ish Jugosllavi ishin nxituar te zgjidhnin Iranin dhe shtetet arabe. Rugoven keto zgjidhje atraktive ne shikim te pare, nuk e kishin joshur.

Kudo, ne cdo takim, ne cdo konference nderkombetare, Rugova qendonte mbi te tjeret, rrezatonte paqe dhe besim. Ani pse ne vitin 1998 ate e kishin zgjedhur si lider te tyre mbi 90 perqind e shqiptareve, ai si njeri i kompromisit i kishte hapur rrugen UCK’se, jo nga frika por nga deshira per bashkim. Ai e dinte qe tashme kishte ardhur fundi i projektit te tij, tash e kishim marre vemendjen e plote te bashkesise nderkombetare.

Rugova nuk ka qene politikan i persosur, por ka qene me i persosuri qe ne shqiptaret e kemi pasur ndonjehere.

Të ngjashme