Rugova: Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Francë

Prishtinë | 04 Mar 2017 | 13:43 | Nga

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova, tha Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Colmar të Francës dhe shtoi se janë mbledhur për t’i thënë jo maltretimeve heroit, Ramush Haradinajt.

Profesori universitar,  ka deklaruar se janë mbledhur “për t’i thënë JO-n e madhe për abuzimet ndaj Ramush Haradinaj, ndaj këtij burri që shpëtoi Pejën e cila do të ishte një Mitrovicë e dytë”.

“Prandaj Ramush Haradinaj mbahet padrejtësisht në Colmar që Walker e tha që e ka shikuar me drejtësinë më të avancuar, por këtë herë Franca nuk po flet si ka folur më herët. Mali i Zi duhet të tërhiqet në kufijtë që i ka caktuar Komisioni, të ç’vleftësohen komisionet ad hoce që nuk kanë bërë matje por matematikë”.

“E ftojmë botën demokratike nga lindja në perëndim që të mbrojnë drejtësinë për këtë hero të gjallë. Me Ramush Haradinajn mbrohet flamuri kuq e zi, mbrohet populli shqiptar, përndryshe nëse ne nuk reagojmë Ramush Haradinaj mbetet atje dhe nuk mund të i kontribuoj vendit”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme