Zyrtari nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Arben Rugova përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se para vendimit të Gjykatës ka kuptim intepretimi i Kushtetutes.
Ai ka shkruar se Gjkykata mund të merr edhe vendim të gabuar. Po, ka ndodhur edhe te neve (me vendimin per faljen e tokes publike Manastirit te Deçanit), ka ndodhur edhe ne vende te tjera te botes, mirepo ne asnje rast kjo nuk mund ta deshmohet as nga Presidenti i vendit as nga ndonje parti politike, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Interpretimi i Kushtetutes
ka kuptim para vendimit te Gjykates 🙂
– Partia e dyte apo e trete vjen ne shprehje menjeher pas konstituimit te Kuvendit, nese partia e pare deshton te formoje koalicionin qeverises pas dy perpjekjeve me mandatar te ndryshem.
– Pasi rrezohet qeveria, qofte edhe pas nje jave qeverisje, shkohet ne zgjedhje te reja.
A eshte mire te shkohet ne zgjedhje pas zgjedhjeve, pas 50+50 dite te qeverisjes?
Jo, nuk eshte mire, por keshtu thote Kushtetuta, e cila duhet te respektohet.
A mund te behet precedent, te ndodhe serish?
Po, por kjo nuk mund te ndryshohet tani, per qejfin e askujt. Qe te mos behet precedent duhet te amendamentohet pas konstituimit te Kuvendit te ri (dhe as atehere te mos lavderohemi se Aktin me te larte juridik e kemi me te mirin ne Evrope dhe me gjere, sepse nuk eshte e vertete).
A mundet Kushtetuesja te merr vendim te gabuar?
Po, ka ndodhur edhe te neve (me vendimin per faljen e tokes publike Manastirit te Deçanit), ka ndodhur edhe ne vende te tjera te botes, mirepo ne asnje rast kjo nuk mund ta deshmohet as nga Presidenti i vendit as nga ndonje parti politike.
A duhet respektuar vendimi i Kushtetueses nga secila pale, pavaresisht se cili eshte vendimi i saj?
Po, sepse Kushtetuta nuk mund te ndryshohet as brenda dites as me protesta, dhe vazhdimi i mosrespektimit te ligjeve çon ne drejtim te gabuar.
Atehere si amendamentohet Kushtetuta?
Ne Kuvend ose me referendum, gje qe aktualisht nuk mund te ndodhe ne asnjerin variant.
Atehere a ka te drejte per te protestuar pala qe nuk eshte e kenaqur me vendimin e Gjykates Kushtetuese?
PO, ka te drejte te protestoje, te bind qytetaret per shkelje te Kushtetutes nga Kushtetuesja, apo thjeshte te bind qytetaret me kauzen e vet, dhe me protesta gjithepopullore te imponoje zgjedhje, dhe me pas, kur te konsituohet Kuvendi i ri, te inicioje ndryshimin e Kushtetutes.
P.S.
Kjo kronologji ngjarjesh nuk mund te kaloje neper mendjen e nje militanti, te njerit apo tjetrit krah