Jam Rugova dhe jam zot në token time. Krahet i kam të shtrir në Çakorr dhe Kullë të Zhlepit. Isa Mustafa le ta din se rrenjët i kam në Dukagjin dhe Podgur, dhe nuk t’kurrem as për një milimeter. Jam Rugova që rrita djem dhe trima më vite të tëra, e që të gjithë më ranë në hudute për të mbrojtur Çakorrin dhe Moknen.
Deshmitarë i kam trimat e Dukagjinit, ku edhe sot bejnë roje nderi bjeshkve bashkë dhe të pa ndarë. Ata edhe sot janë të gjallë dhe kanë grada “trimash. Kto janë deshmitë e mia që i duhen Isa Mustafës.
Unë edhe sot, edhe neser jam ajo Rugovë që do ia jap tokës sime sokolat e malit. Kosovë kam rritë djem dhe trima vetem për atdhe dhe të gjithëve ua kam tregue gurin e ngulur në Çakorr,bile edhe sot i kam të gjallë pranë atij guri. Ibrahim Rugovës aty i beri mund Uka me Rrustin e Sadri Elezit më burra Rugove dhe Podgurit.
Bile sa me kujtohet mue në: Londer dhe Berlin iu tha shkurt:Çakorri eshtë kufiri im me Malin e Zi, ngase aty me kanë mbetur eshtrat e të parve të mi.Ketë duhet ta din mirë Isa Mustafa.
Jam Rugova që sot e kam Ramushin më bashkluftarët e tij bjeshkve dhe maleve duke kenduar në gjuhë vellazrore për token dhe për gazalițē. E kam mirprit shumë here burrin e Kosovës më plot miq prof dr Shpejtim Bulliqin dhe qartë dhe shkurt i kam thenë kush jam dhe deri ku i kam të shtrir krahet më plot plagë e varre, duke filluar kah Çakorri e deri në Moken.
Dhe besoj se tre gushti eshtë dita ime kur zyrtarizohet e verteta nga intelektualet e çmuar të Kosovës: Shpejtim Bulliqi, Florim Isufi prof dr Zejnullah Gruda,prof dr Hakif Bajrami Perparim Ahmeti dhe Enver Hasani.Jam Rugova dhe nuk kam dyshim në intelektualin tim,nuk kam dyshim ne ekspertin tim, nuk kam dyshim në luftetarin tim, nuk dyshim ne artistin tim.
Nuk kam dyshim në konceptin e trimit dhe luftetarin e lirisë z. Ramush Haradinaj dhe shoket e tij. Respekti dhe nderimi do të jetë për gjithë ata qe do ti qendrojnë besnik fakteve dhe të vertetes. Uroj të jetë një punë e mbarë dhe një fitore historike për Rugoven , Dukagjinin , Pejen dhe mbarë Kosoven.