Rugovasit i shkojnë në zyrë Haradinajt, bisedojnë për Çakorrin e Kullën e Zhlepit

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ata në këtë takim kanë shprehur shqetësimin rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh.

Haradinaj shtoi gjithashtu se për këtë, Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi ka konfirmuar se janë në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi.

“Sot kam pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas, të cilët shprehën shqetësimin e tyre rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh. Njëkohësisht, në takim u shpreh edhe interesimi i këtij komuniteti se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishiqimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018. Për këtë Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/pcb.1081076555350091/1081076345350112/?type=3&theater
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme