Portali Telegraf, pranon se kanë marrë një email me dërguesin “Rugovasit Rugovasit” ku thotë se ata kanë sulmuar mbrëmë Kuvendin e Kosovës, për t’ia tërhequr vërejtjen krerëve të vendit që të mos e shesin tokën e Kuvendit.
Ja komunikata e tyre:
“Ne Banoret e Rugoves kem dite me derdh gjak kurdoher qe esht lyp me i mbrojt tokat tana.
Rugova nuk ka bjeshk me i dhan Malit te zi. Sulmi qe i kem ba kuvendit asht veq paralajmerim per qeverine qe mos mi shite tokat e Kosoves.
Rugova si e ka mbrojt gjithher me pushk, prap do ta mbroj token e vet. I bajm lutje qeverise mos mi kalu demarkacionin se perndrysh ka me na detyru me ba sulme edhe ma te medha”.