Rukiqi alarmon se gastronomia po përjeton humbje milionëshe, thotë se këto ditë po rritet veç papërgjegjësia politike

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar sërish me faktin që kafiteritë nuk janë lejuar të hapen, përkundër që shumë segemte tjera janë hapë, madje edhe orari i lëvizjes, xhamitë e kishat.


Gastronimia është duke përjetuar humbje milionëshe, thotë Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Ai ka thënë se moslejimi i punës për këtë sektor të ekonomisë, nga fillimi i kësaj jave është absurd, shkruan Reporteri. Ai ka thënë se këto ditë vetëm diçka ka rritje: papërgjegjësia politike.

“Moslejimi i gastronomise dhe transportit per te punuar, se paku nga fillimi i kesaj jave eshte absurd, sidomos nese krahasohet me ate çka eshte lejuar me vendimet e fundit. Humbjet milioneshe vazhdojnë, konsumi ne renie, detyrimet po grumbullohen, afatet per kthim te kredive po afrohen. Veç diçka ka rritje keto dite: papergjegjesia politike”, ka shkruar Rukiqi.

Kafiteritë që nga 18 Maji janë hapur për shërbim ‘merre me vete’, e nga 1 qershori hapen me masa të kufizuara, me më pak tavolina. Ato do të punojnë deri në ora 21:00 kur është edhe orari i lëvizjes. Ndërkohë për klubet e natës dhe sallat e dasmave nuk ka ende një vendim për hapje

Të ngjashme