Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi me bashkëpunëtor ishte për vizitë në kompanitë “Ciao Berto”, “Binni”, “Emona”, “Albed” dhe së fundmi u takua edhe me kryetarin e komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Rukiqi u shpreh i kënaqur me potencialin e sektorit privat dhe njëkohësisht u bisedua për barrierat kryesore me të cilat ballafaqohen kompanitë në Kosovë. Disa nga problemet që u potencuan më së shumti janë problemi i furnizimit me energjinë elektrike, përqindja e lartë e informalitetit dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Rukiqi theksoi se Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme në përkrahje të prodhueseve vendor për lehtësimin e këtyre problemeve dhe krijimin e mundësive të reja për shtrirjen e eksportit të bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.
Po ashtu gjatë vizitave Rukiqi shtoi se sektori privat paraqet rolin kryesor në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.