Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me “Baker Tilly Kosovë” dhe Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve në Kosovë, kanë organizuar konferencën me temën “Rishikimi i pasqyrave financiare, kërkesë ligjore për NVM në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se ekonomia joformale mbetet sfidë.
Sipas tij, raportimi financiar ndikon në performancën e kompanive.
“Ajo që është shumë e rëndësishme në Kosovë është se ne jemi duke diskutuar për diçka që ka me rëndësi jo vetëm për informim, por edhe për vetëdijesimin e kompanive në raportimin financiar”.
“Çdo përmirësimi i raportimit financiar ka ndikime pozitive në performancën e ekonomisë, por të njëjtën kohë në performancën e kompanisë”.
“Ne jemi duke folur çdo herë e më shumë për koston e kapitalit dhe normalisht që ka një lidhje të drejtpërdrejtë me për rëndësinë e raportit financiar. Çështja e ekonomisë informale është sfidë dhe ndikim substancial ka raporti financiar”.
Drejtori ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se në vazhdimësi kanë ofruar shërbime efikase për tatimpaguesit.
“ATK ja në vazhdimësi parashtron kërkesë që të bëhet edhe raportimi financiar i bizneseve. Jemi në fazën e digjitalizimit të sistemit dhe na u ka paraqitë një masë jo e kënaqshme për kategoritë A mos të jetë asnjë tatimpagues dhe ka disa elemente që nuk ka siguri”, ka thënë Murtezaj.
Sokol Havolli, zëvendësguvernator në BQK, tha se janë të vendosur që agjendën e raportimit financiar ta mbajnë prioritet.
“Informata më të sakta financiare për raportimi financiar ndikuan në procesin e riskut, por dhe të mbikëqyrjes”.
“Është e rëndësishme të theksohet roli i procesit të auditimit dhe kontabilistëve pasi aplikimi i standardeve është i rëndësishëm vetëm nëse shtyhet nga kontabilistët dhe auditorët. Si BQK jemi të vendosur që agjendën e raportimit financiar ta mbajnë prioritet”, ka thënë Havolli.
Lulzim Zeka, auditor, ka thënë se është e rëndësishme të kategorizohen ndërmarrjet në ndërmarrje të vogla, mesme apo mëdha.
“…mbi 4 milionë duhet të bëhet auditimi. Ligji s’ju dënon të bëni auditim në vend të rishikimeve. Rishikimi auditorm që kryhet nga ndërmarrja pra rritja e besueshmërisë së pasqyrave financiare”.
“Auditimi mund të mos jetë formë e duhur e shprehjes së sigurisë pasi ndërmarrjet mundë të jenë më komplekse”.