Rukiqi kritikon Kurtin: “Ai nuk e do as publiken, as privaten, vetëm paranë e mafisë energjetike”

Prishtinë | 16 Gus 2025 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se vendimet e tij në sektorin publik dhe atë ekonomik po dëmtojnë rëndë vendin.

Në një postim në Facebook, Rukiqi ka shkruar:

Kur isha Kryetar i Odës Ekonomike dhe Kurti sapo ishte zgjedhur Kryeministër, shkova ta uroj dhe ja prezantova edhe një platformë prej 12 pikash për rritjen ekonomike. Pasi më dëgjoi, me shumë vetëbesim më tha: “Unë e dua publiken, nuk e dua privaten.”

Sot është e qartë: ai nuk e do as publiken, as privaten.

  • Në sektorin publik e ka shkatërruar diplomacinë, administratën dhe po tenton të rrënojë rendin juridik e kushtetues.
  • Në ekonomi ka ndalur dy projekte madhore energjetike dhe strategjike (Kosova e Re me thëngjill dhe termocentrali me gaz amerikan LNG), e ka çuar deficitin mbi 5 miliardë, me politika të gabuara i ka rritur çmimet dhe e ka bërë jetën e papërballueshme dhe me çdo vendim oae veprim, ka linçuar ose dëmtuar bizneset.

Një gjë e ka dëshmuar se e do shumë, jashtë publikes e privates: paranë e mafisë energjetike.

Të ngjashme