Rukiqi-Muratit: Ministri po harron të tregoj që 60% e pagave tona shkon për barna dhe ushqime bazike

Prishtinë | 29 Sht 2024 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të ministrit të financave, Hekuran Murati, i cili ky i fundit njoftoi se në këto katër vite, ka pasur rritje ekonomike edhe për familjet kosovare, dhe se depozitat në banka janë shtuar për 1.51 miliardë euro.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se ministri Murati ka harruar të tregoj se sot 60 për qind e pagave shkon për barëra dhe ushqime bazike, raporton Ekonomia Online.

“Ministri po thotë qe ekonomisë familjare janë pasuruar shume, por po harron te na tregoj qe sot 60% e pagave tona shkon për barna dhe ushqime bazike (buke, qumësht, sheqer, vaj). Kur ky Ministër dhe kjo Qeveri ka filluar mandatin përqindja e pagës për barna dhe ushqime bazike ka qene 30%”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai shtoi se Ministri po e krahason vitin 2024 me vitin e pandemisë ku secila ekonomike familjare janë detyruar t’i përdorin depozitat e tyre për mbijetesë.

Të ngjashme