Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka bërë prezantimin e rezultateve të studimeve në sektorin e ushqimit, raporton Ekonomia Online.
Rukiqi njoftoi se studimi i bërë nga OEK ka prekur zhvillimin e industrisë dhe sigurisë së ushqimit në vend dhe rajon.
“Sot do të bëjmë prezantimin e kompanisë PePeKo. Projekti ynë ka prekur Zhvillimin industrisë së ushqimit në përgjithësi, të politikat fiskale dhe disa anomalive për të ndryshuar në këtë sektor. Si dhe transporti, ku janë barrierat kryesore dhe sa është potenciali për eksport. OEK mendon se kompanitë kanë kapacitet për eksport. 57% kërkojnë njohuri për tregje të reja, 32% kanë nevojë për plane të tregjeve të huaja. Këto rekomandime shërbejnë për politikanët të cilët po premtojnë në këto ditë”, tha Rukiqi.
Përfaqësuesi i kompanisë PePeKo, Hartim Gashi, rekomandoi që të bëhet ulja e TVSh-së si dhe të mos paguhet për disa produkte të lëndës së parë.
“Falënderoj OEK që na ka dhënë mundësinë me i publiku industrinë e pemëve dhe perimeve. Studimi është realizuar nga ekspert të lamisë. Kemi nxjerr disa të gjeturat në të cilin mund të shihni gjatë prezantimit të këtij hulumtimi. Ulja e TVSh-së nga 16% në 8%. Rimburësimi, TVSh prej 8% bazuar në faturat zyrtare. Shqetësim është që në Kosovë paguhet TVSh për qelq”, tha ai.
Përfaqësuesja e OEK-ut nga Shqipëria, Olivera Ceni-Bardiqi, theksoi se ky hulumtim është bërë me 150 kompani vendore dhe rajonale si dhe në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.
Sipas hulumtimit të bërë, ajo tha se Shqipëria raporton me 21% të nivelit me të ulët të sigurisë së ushqimit, derisa Kosova ka shkallën më të lartë me 37% të sigurisë në nivel rajonal.
“150 kompani në nivel të rajonit, është një studim në bashkëpunim me GIZ-in gjerman që ka të bëjë me industrinë e ushqimit. Ndërmarrjet kosovare punësojnë një numër të limituar. Sa i përket bashkëpunimit me kompanitë rajonale kanë thënë 79% nuk kanë pasur derisa 21% thonë se kanë pasur. Në nivel rajonal Shqipëria ka raportuar me 21% me nivel më të ulët të sigurisë se ushqimit derisa Kosova shkallën më të lartë me rreth 37% të kompanive”, tha ajo.
“57% e kompanive janë të certifikuar me standardin e ASAP derisa në Maqedoni është 95%. Sa i përket shërbimeve të qeverive dhe të eksportit, Kosova ka raportuar me 51% për promovim të këtij sektori. Mungesa e informacionit për tregje të reja është sfida kryesore si dhe e stafit profesional”, tha Bardiqi, raporton EO.