Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se qeveria duhet të merret me burokracinë, pasi që kompanitë po paguajnë mijëra euro edhe për fletët e bardha.
Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, duhet urgjentisht të identifikohet lista e veprimeve që ndikojnë në klimën e të bërit biznes.
“Qeveria duhet të merret me burokracinë. Kompanitë prodhuese dhe eksportuese paguajnë mijëra e mijëra euro, kosto të noterizimit, për fleta te bardha, ku nuk është asnjë shkronjë e vetme. Ministritë e caktuara urgjentisht, në partneritet me Oden, duhet të identifikojnë një listë veprimesh që adresojnë burokracinë dhe ndikojnë në një performancë më të mirë për bizneset në tregun vendor dhe të jashtëm”, ka shkruar Rukiqi.