Rukiqi: “Rritja” që nuk po e shohim

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Berat Rukiqi nga LDK-ja reagoi pas deklaratës së ministrit në detyrë të Financave Hekuran Murati për rritje ekonomike.

Postimi i plotë:

“Rritja” që nuk po e shohim
🔴 Rritja enorme e çmimeve të ushqimeve, mbi 9% vetëm në gusht të këtij viti. Çmimi i bukës, qumështit, vajit dhe produkteve bazë është rritur përtej mundësive të qytetarëve për përballim të këtyre çmimeve.
🔴 Deficiti tregtar – vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2024 ka arritur mbi 4.4 miliardë euro. Kjo është shifra më e lartë në historinë e Kosovës, dëshmi e varësisë totale nga importet dhe e “vdekjes klinike”, të prodhimit vendor.
🔴 Emigrimi masiv: mbi 38,000 qytetarë e kanë lënë Kosovën vetëm gjatë vitit 2024. Një rekord i zi, që flet për mungesë shprese dhe besimi tek kjo qeveri.

Të ngjashme