Rukiqi: Sekti Vetëvendosje ka vetëm një hall, humbjen e pushtetit dhe mbylljen e derës për abuzimet

Prishtinë | 01 Dhj 2025 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes dhe zërave kritik për ankesën e LDK-së që mos të lejohet votimi jashtë përfaqësive diplomatike në diasporë.

Sipas tij, “sekti Vetëvendosje, ka vetëm një hall: humbjen e pushtetit dhe mbylljen e derës për abuzimet”, ndërsa përgjigjen do ta marrin me 28 dhjetor.

Postimi i plotë:

Sekti Vetëvendosje, ka vetëm një hall: humbjen e pushtetit dhe mbylljen e derës për abuzimet: me vota, tendera, rrymë, rezerva shtetërore e me gjithëçka që prekin.

Sa herë u ndalet mundësia e hajnive, përfshirë hajninë me vota, këta ashpërsohen deri në nivele linçimi, duke rrezikuar realisht sigurinë tonë personale.

Të gjithë e dimë:sa herë nuk u pëlqen diçka,sa herë janë në panik, ky sekt politik nis me bërtima.

Dhe kulmi i bërtitjes është kur për çdo gjë përdorin të njëjtin argument qesharak: “ju jeni me Vučić-in”.

Ironia është e madhe: ata që blejnë rrymën nga kompanitë dhe financuesit e afërt me Vučić-in, ata që koordinohen me piunët e tij, për ligjet bazike në Kuvend, dalin pastaj, pa fije turpi me akuza absurde, duke shpifur se si të tjerët qenkan duke bashkëpunuar me Serbinë.

Përgjigjen do ta marrin më 28 dhjetor.

Të ngjashme