Ekonomia Online
FUNDIT

“Ruloti” në Dhërmi kap dy dilerë droge

“Ruloti” në Dhërmi kap dy dilerë droge

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Dhërmi të Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “Ruloti”, të finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës. Në pranga kanë rënë F. B., 31 vjeç, banues në Fier, dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Sipas Policisë, […]

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Dhërmi të Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “Ruloti”, të finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Në pranga kanë rënë F. B., 31 vjeç, banues në Fier, dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Sipas Policisë, dy të arrestuarit u kapën në afërsi të një beach bar-i në fshatin Dhërmi, teksa posedonin doza të dyshuara kokaine dhe Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, shkruan Euronews.al.

Gjatë kontrollit të automjetit të 31-vjeçarit, si dhe të ruloti ku ai qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza të tjera të lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 150 doza të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe automjeti.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj dy shtetasve rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të ngjashme