Dy persona të tjerë kanë vdekur si rezultat i infektimit me Coronavirus në Rumani, me gjithsej 248 viktima me Covid-19 në këtë vend, tha Grupi i Komunikimeve Strategjike të shtetit.
Në 24 orët e kaluara, 441 persona të tjerë janë infektuar në Rumani me gjithsej 5,202 të sëmurë dhe 178 në kujdesin intensiv.
Numri i pacientëve të infektuar me COvid-19 që u shëruan atje është 647, raportojnë mediat rumune, transmeton Klan Kosova.