Rumania dhe Bullgaria do ti bashkohen zyrtarisht me të drejta të plota zonës Schengen që nga 1 janari i vitit 2025, duke përfunduar një proces që kishte nisur që prej vitit 2011.
Rrugëtimi i vështirë I këtyre dy shteteve përfundoi mëngjesin e kësaj të enjte pasi Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian ranë unanimisht dakord për pranimin e Bukureshtit dhe Sofjes Zyrtare në zonën Schengen.
Pranimi I Bullgarisë dhe Rumanisë do të bëjë të mundur që qytetarët e këtyre vendeve të udhëtojnë drejt 29 shteteve të zonës Schengen pa kontrolle kufitare tokësore dhe pa pasaporta që prej 1 janarit, por kontrolle të rastësishme pritet të kryhen deri në 1 korrik të vitit të ardhshëm.
Qytetarët mund të përdorin si mjet identifikimi për të udhëtuar ID e tyre.
Vendimi i rëndësishëm u bë i mundur pasi Austria, kundërshtari më i zjarrtë, hoqi veton e saj të vendosur muajin e kaluar gjatë një takimi në Budapest.
“Një fitore e madhe për Bullgarinë, Rumaninë dhe gjithë Evropën,” tha presidenca hungareze e Këshillit të BE-së, e cila e kishte bërë një prioritet kyç përfundimin e Shengenit.
Pranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë me të drejta të plotë në zonën Schengen bën tashmë që këto kufij përfshijnë edhe Ballkanin.
Ndërkohë Shqipëria ka pasur kufijtë me zonën Shcengen që prej nisjes së kësaj marrëveshjes për shkak të kufirit të saj me Greqinë. abcnews.al