Rundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe Ukrainë-Rusi-ShBA, pritet të vazhdojë javën e ardhshme, sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kështu u deklarua zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Në një konferencë për media, ai tha se data e saktë ende nuk është caktuar, megjithëse u raportua se procesi mund të vijojë më 1 shkurt.
“Është planifikuar për javën e ardhshme. Nuk mund ta përcaktoj datën e saktë tani”, tha ai.
Ndryshe, dy ditë bisedime u zhvilluan më 23-24 janar në Abu Dhabi, që administrata amerikane i ka cilësuar si “konstruktive”.