Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 10 vjet burgim, Zoran Vukotiqin, për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.
Lidhur me këtë rast ka folur edhe drejtoresha ekzekutive e Qendres Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti.
Rushiti tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se ky dënim nuk është jmeritor pasi që e mbijetuara e dhunës seksuale në kohë kur kishte ndodhur ngjarja e rëndë kishte qenë shtatzënë dhe i humbi dy fëmijët e saj.
“Secili rast është i dhimbshme dhe ka historinë e vet. Ajo në atë rast ka qenë shtatzënë me dy binjakë. Dhe ajo i ka humbur të dy fëmijët e saj. Pastaj ajo ka pasur edhe lëndime trupore. Prandaj mendojmë që dënimi prej 10 vjet është pak”.
Ajo theksoi se kjo e mbijetuar e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë vazhdon të ketë shqetësime shëndetësore dhe emocionale.
“Ky dënim nuk është i merituar, pasi që e mbijetuara e dhunës seksuale vazhdon të ketë shqetësime shëndetësore dhe emocionale. Ne do të shqyrtojmë rastin që rastin ta dërojmë edhe në Gjykatën e Apelit që ta ngrisim dënimin”.