Rusi: Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga të shtënat në shkollë

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë 14-vjeçare qëlloi dhe vrau një shok klase dhe plagosi pesë të tjerë përpara se të vriste veten në një shkollë në qytetin perëndimor rus të Bryansk, thanë hetuesit.

Guvernatori rajonal, Alexander Bogomaz e përshkroi të shtënat si një “tragjedi të tmerrshme”. Ai tha se pesë personat e plagosur ishin të gjithë fëmijë me lëndime të lehta ose mesatare.

“Sipas të dhënave paraprake të hetimit, një vajzë 14-vjeçare solli në shkollë një armë gjahu me pompë, nga e cila qëlloi me armë zjarri ndaj shokëve të klasës”, tha në një deklaratë Komiteti Hetues i Rusisë, raporton Deutche Welle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv.

Hetuesit po punonin për të përcaktuar motivin, thuhet në deklaratë.

Të ngjashme