Rusi: Infermieria 20-vjeçare u shërben pacientëve me ‘bikini’, habit me deklaratën e saj pas ndëshkimit nga spitali

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet drejtuese në një spital në Rusi kanë ndëshkuar me masë disiplinore një infermiere për shkak të sjelljes së saj.

Infermieria 20-vjeçare emri i të cilës nuk është bërë i ditur, u shfaq përpara pacientëve me një veshje mbrojtëse transparente, por poshtë saj kishte vetëm të brendshme.

Kaq mjaftoi që fotot e saj të bëni xhiron e botës. Fotoja u arrit të shkrepej nga njëri prej pacientëve shtruar në spitalin e Tulës i cili më pas e shpërndau në rrjetet sociale.

Ai shkruan se asnjë nga pacientët nuk u ankua për këtë gjë. Por drejtuesve të spitalit nuk iu pëlqeu kjo sjelle dhe vendosën të marrin masa ndaj infermieres për fyerje të uniformës.

Infermierja 20 vjeçare u justifikua përpara drejtuesve të saj se ajo ishte shumë seksi për të mbajtur uniformën dhe se nuk e kishte vënë re se veshja mbrojtëse ishte aq shumë transparente.

Të ngjashme