Një sondazh i ri tregon rritjen e pakënaqësisë në mesin e rusëve për kryeministrin Dmitry Medvedev, ku 45 për qind e të anketuarve kanë thënë se ai duhet të japë dorëheqje.
Sondazhi i publikuar sot nga Qendra Levada, është indikacioni i fundit për thellimin e problemeve politke për Medvedevin.
Në anketë kanë marrë pjesë 1,600 rusë. 45 për qind e tyre kanë thënë se Medvedev dhe qeveria e tij duhet të largohen.
Kjo anketë po ashtu ka gjetur se besimi në qeverinë e Medvedevit ka rënë në nivele të paprecedentë.
Sondazhi i Lavada ka një margjinë të gabimit prej 3.4 për qind.