Rusi, një avion pasagjerësh Boeing bën ulje të detyruar

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ky ishte avioni i kompanisë “Alrosa” ku ndodheshin 157 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Avioni i pasagjerëve Boeing 737-800 bëri ulje të detyruar në Syktyvkar të Rusisë.

Siç njofton Komiteti Hetues i Rusisë, avioni po fluturonte nga Mirny në Moskë. Ky ishte avioni i kompanisë “Alrosa” ku ndodheshin 157 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Ata thanë se ulja e detyruar u bë për shkak të një defekti në motor.

Nuk pati të lënduar.

Autoritetet e Federatës Ruse mbyllën hapësirën ajrore kombëtare për fluturimet e avionit të pasagjerëve Boeing 737 Max.

Kreu i Zyrës Federale të Rusisë të Aviacionit (Rosaviatsiya) Aleksandr Neradko më parë njoftoi se hapësira ajrore ruse për sigurinë e pasagjerëve deri në urdhrin e radhës do të mbyllet për fluturime komerciale të avionit Boeng 737 Max 8 dhe Boeing 737 Max 9.

Të ngjashme