Shërbimi i Sigurisë Federale të Rusisë (FSB) thotë se ka arrestuar tre anëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS), duke shtuar se një person i katërt, ka hedhur vetën në ajër, teksa autoritetet po e arrestonin.
Zyrtarët e FSB-së thanë sot se të dyshuarit po planifikonin një seri të akteve terroriste në rajonin jugperëndimor Rostov.
Sipas FSB-së, lideri i këtij grupi ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë gjatë aksionit të arrestimit dhe më pas ka shpërthyer një pajisje shpërthyese.
Ndodh shumë shpesh që FSB të njoftojë për pengimin e komploteve terroriste, por shpesh këto raportime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Zyrtarët e FSB-së nuk kanë treguar se ku janë kryer arrestimet. Ata thanë se disa armë dhe manuale për krijimin e eksploziëve janë gjetur gjatë këtij operacioni. Ndërkaq, identiteti i të arrestuarve nuk është bërë ende publik.
Autoritetet ruse thonë se mbi 5 mijë persona nga Rusia dhe nga ish-republikat e tjera sovjetike, u janë bashkuar IS-it në Siri, në vitet e fundit.