Ushtria ruse ka njoftuar se një helikopter rus është rrëzuar gjatë një fluturimi trajnues gjatë natës së 12 prillit, duke vrarë të dy pilotët.
Komiteti Hetues ka thënë sot se helikopteri ka qenë duke u trajnuar se si të ulet në një anije.
Thuhet se ekipet e shpëtimit kanë gjetur pjesët e helikopterit, ndërkaq hetimet për këtë incident kanë nisur.
Helikopteri i tipit Ka-29, prodhim sovjetik, është përdorur nga marina ruse.