Rusia: Ajo çfarë ka ndodhur në Bucha është shfaqje për audiencën perëndimore

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Komente të tjera janë bërë nga Rusia të martën në mëngjes lidhur me skenat në Bucha, derisa zëdhënësi i parlamentit rus ka thënë se ajo që ka ndodhur është një provokim për ta diskredituar Rusinë, shkruan Sky Neës.

Vyacheslav Volodin ka shtuar se ajo çfarë ka ndodhur në Bucha është “shfaqje për audiencën perëndimore”.

Trupat e të paktën 20 burrave civilë u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit, pas tërheqjes së forcave ruse nga zona.

Perëndimi ka reaguar lidhur me ngjarjet, duke kërkuar që Rusia të hetohet për krime lufte.

Imazhet tregojnë për burra të vrarë e të lënë në rrugë, disa prej tyre edhe me duar të lidhura pas shpine.

Të ngjashme