Policia ruse ka arrestuar nxënës të shkollave fillore, pasi vendosën lule në ambasadën e Ukrainës, duke mbajtur tabela që thoshin “Jo luftë”.
Imazhet tregojnë fëmijët me oficerët pas hekurave metalikë, ndoshta në një automjet policie, dhe më pas në një komisariat, duke mbajtur lulet dhe pankartat e tyre.
Kremlini duket se po merr masa gjithnjë e më të ashpra në përpjekje për të mbajtur nën kontroll narrativën e luftës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Gazeta nobeliste Novaya Gazeta thotë se fëmijët janë liruar që atëherë.