Rusia dënon gazetaren për justifikim të “terrorizmit”

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Gjyqi në Rusi e ka shpallur fajtore gazetaren Svetlana Prokopyeva për justifikim të “terrorizmit” por papritur e liroi me dënim me para, duke i dhënë fund gjykimit për të cilin përkrahësit e saj e quajtën censurim të detyruar.

Përkrahësit e saj në gjykatë brohoritën “turp” dhe “nuk është fajtore” gjersa gjykatësi po e kumtonte dënimin të hënën.

Prokurori i shtetit në qytetin Pskov në perëndim të Rusisë kishte kërkuar nga gjyqi të dënim më 6 vite burg për Prokopyevan dhe ndalim të ushtrimit të gazetarisë për katër vite, shkruan Al Jazeera.

Prokopyeva, e cila punon për Radion Evropa e lirë, edicioni rus si bashkëpunëtorë e jashtme, i mohoi akuzat dhe tha se po gjykohej sepse e kishte bërë punën e saj, transmeton KOHA.

Autoritetet paditën Prokopyevan pasi që në një radio program në vitin 2018 diskutoi rastin e një anarkisti 17 vjeç i cili e shpërtheu vetveten në zyrën e Shërbimit Federal të Sigurisë, pasardhës të KGB-së, në qytetin Arkhangelsk.

I riu vdiq dhe tre tjerë u lënduan gjatë shpërthimit, të cilin zyrtarët e quajtën akt të “terrorizmit”.

Gjatë programit në radio, Prokopyeva kritikoi shtetin për mënyrën se si i kundërshton ata që mendojnë ndryshe dhe tha se kjo qasje mund të qon në akte radikale të protestimit ashtu si ka ndodhur në Arkhangelsk.

Të hënën, gjyqi për pak nuk e dënoi me gjashtë vjet burg por ia dha dënimin prej 500,000 rublave apo 6,970 dollarë.

Prokopyeva, e cila arriti në gjyq me një bluzë ku shkruante “Nuk do të heshtim” tha se do të apelonte kundër vendimit.

Të ngjashme