Një mision diplomatik rus njoftoi se Kina dhe Rusia janë duke punuar së bashku për zbulimin e një vaksine kundër coronavirusit dhe se mostrat e virusit tashmë janë dërguar në Moskë për analiza.
“Ekspertët rusë dhe kinezë e kanë filluar punën për zbulimin e një vaksine”, njoftoi konsullata ruse në provincën Guangzhou përmes një deklarate.
Rusia, e cila ende nuk ka ndonjë rast të regjistruar, të martën e filloi kontrollimin e të gjithë turistëve që po ktheheshin nga Kina, shkruan “Reuters”.
“Pala kineze e ka dorëzuar gjenomin e virusit në Rusi, duke ua mundësuar shkencëtarëve tanë që të zhvillojnë teste të shpejta për identifikimin e virusit në trupin e njeriut brenda dy orëve”, thuhet në këtë deklaratë.
Përpos bashkëpunimit në fushën e mjekësisë, konsullata njoftoi se mes vendeve ka pasur bisedime edhe për evakuimin e qytetarëve rus nga qyteti Wuhan, i cili është epiqendra e coronovirusit.
Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, dha urdhër për hartimin e një plani nga autoritetet për sigurinë e konsumatorëve për parandalimin e përhapjes së coronovirusit.