Nëntë persona janë vrarë dhe 23 të tjerë janë plagosur, përfshirë një fëmijë, në sulmet ajrore ukrainase ndaj Rusisë, thanë zyrtarët lokalë, ka raportuar BBC.
Tetë persona u vranë në rajonin perëndimor të Belgorodit, në kufi me Ukrainën, në 24 orët e fundit. Një grua vdiq gjatë natës në rajonin jugor të Astrakhanit.
Ukraina tha se dy persona u vranë në sulmet me dronë rusë në rajonin verilindor të Sumy-t, dhe dy të tjerë në rajonin lindor të Donetskut.
Sulmet vijnë një natë pas asaj që Rusia e përshkroi si sulmin “në shkallën më të madhe” nga Ukraina këtë vit, në të cilin u vranë të paktën shtatë persona. Sulmet ruse ndaj Ukrainës vranë gjithashtu të paktën shtatë persona dhe plagosën më shumë se 39 të shtunën në mbrëmje.
Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022 dhe aktualisht kontrollon afërsisht një të pestën e territorit ukrainas.
Sulmet e fundit ukrainase dogjën një ndërtesë dhe dëmtuan një makinë në fshatin Koloskovo të Belgorodit, tha guvernatori rajonal në detyrë Alexandr Shuvaev.
Fëmija i plagosur u dërgua në spital, ndërsa dy të tjerë morën ndihmë mjekësore, shtoi ai.
Ndërkohë, një grua u vra pasi një sulm me dron goditi një shtëpi në rajonin e Astrakhanit, tha të hënën guvernatori lokal.