Rusia sot në Detin Baltik ka filluar stërvitjen e madhe ushtarake, bëhet e ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
Në stërvitjen me emër “Mbrojtja e Oqeanit – 2019”, marrin pjesë 49 anije luftarake, 20 varka, 58 avionë dhe pothuajse 11.000 ushtarë, transemton Anadolu Agency (AA).
Stërvitjet do të zgjasin deri më 9 gusht nën udhëheqjen e komandës së flotës ruse Nikolay Yevmenov.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në kuadër të stërvitjes do të testohet edhe gatishmëria për t’u mbrojtur interesat kombëtare ruse.
Stërvitja e vitit të kaluar në Mesdhe ishte stërvitja e parë detare e përmasave të mëdha në historinë moderne të Rusisë. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu atëherë deklaroi se stërvitje të ngjashme do të mbahen rregullisht