Rusia u eleminua që në fazën e grupeve nga europiani, por deri më tani ajo e ka fituar kampionatin e tifozeve “hot” në shkallët e stadiumit.
“Kritika” e rrjeteve sociale ka shpallur si tifoze më seksi në këtë kompeticion rusen Vanessa Mariposa. Ajo ishte në tribunën e “Krestovsky Stadium” në Shën Petërsburg, ku ndoqi ekipin e saj kombëtar duke mposhtur Finlandën.
Këtu tërhoqi vëmendjen e kameramanëve dhe më pas të të gjithë tifozëve të futbollit.
Shfaqja në ekrane ja ka rritur edhe më tej popullaritetin dhe sot Vanessa numëron mbi 400 mijë ndjekës në Instagram e numri sa vjen e rritet me shpejtësi.