Moska është duke e konsideruar një varg masash hakmarrëse si kundërpërgjigje ndaj një rundi të ri sanksionesh amerikane të planifikuara kundër Rusisë për shkak të rolit të saj në Ukrainë, ka njoftuar sot Kremlini.
“Është e qartë se principi kryesor i reagimit ndaj sanksioneve është i ndërsjellë,” ka thënë zëdhënësi i Kremlonit, Dmitry Peskov, në një konferencë për media, transmeton Express.
“Në nivel ekspertësh tanë, natyrisht, variante të ndryshme të sanksioneve ruse janë tash duke u formuluar dhe propozuar,” ka thënë ai.
Po ashtu, Peskov ka theksuar se Kremlini nuk e hedh poshtë mundësinë e një takimi mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, në margjinat e samitit të G-20 në Gjermaninë muajin e ardhshëm.
Ai ka treguar se asgjë konkrete nuk është arritur megjithatë.